Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Maqedonci takohet me Ambasadorin e Gjermanisë, e informon për kapacitetet aktuale të FSK’së

GD
Gazeta Demos29 tetor 2025 në 11:41
Maqedonci takohet me Ambasadorin e Gjermanisë, e informon për kapacitetet aktuale të FSK’së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Për këtë takim ka njoftuar Ministria, ku ka thënë se me ambasadorin është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe se Maqedonci e ka informuar për kapacitetet aktuale të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës dhe praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.

“Ministri Maqedonci duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, theksoi dhe besimin që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me ambasadorin Rudolph në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 21:38Ymeri: Importohen rreth 700 mijë euro rrymë në ditë, qytetarët po e paguajnë faturën
  • 21:10Ndryshimet në pozitat drejtuese të Policisë së Kosovës, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
  • 20:26Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
  • 20:23Hoti 397 policëve të rinj: Uniformën mbajeni me dinjitet, nder dhe krenari
  • 20:22“Do t'i mbështes ata” - Presidentja Shiroka Pula takoi kryetarët e komunave