Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonci: Medalja në “Cambrian Patrol ” dëshmi e profesionalizmit të FSK-së

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 17:38
Maqedonci: Medalja në “Cambrian Patrol ” dëshmi e profesionalizmit të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për fitimin e medaljes së artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026” në Mbretërinë e Bashkuar.

Maqedonci ka thënë se kjo arritje, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse, është dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të pjesëtarëve të FSK-së.

Ai ka bërë të ditur se kjo arritje është nderuar edhe në Ambasadën e Kosovës në Londër, ku, nën mikpritjen e ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët e FSK-së ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e ambasadës, në një ceremoni ushtarake.

“Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve tanë, si dhe e rrugëtimit të vazhdueshëm të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në facebook.

maqedoncidëshmiprofesionalizmit

Më shumë nga Lajme

  • 18:29Gjendet pa shenja jete në apartament 25-vjeçarja në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç
  • 18:13Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave
  • 18:1312-vjeçarja humb jetën pasi piu një 'milkshake' nga blenderi i palarë
  • 18:04A e informoi Macron Vuçiqin për dënimin e Thaçit? – Hajrizi zbulon përgjigjen e këshilltarëve të presidentit francez
  • 17:56Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër