Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonci: Investimi në kuadro ushtarake është investim në të ardhmen e FSK-së

GD
Gazeta Demos30 gusht 2026 në 18:23
Maqedonci: Investimi në kuadro ushtarake është investim në të ardhmen e FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar sot pesë kadetë nga Kosova, të cilët kanë përfunduar me sukses shkollimin në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.Maqedonci ka uruar nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin e pesë viteve të shkollimit, që përfshinë një vit kurs përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite studime ushtarake.

Ai tha se arsimimi dhe zhvillimi profesional i personelit mbeten ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.Postimi i tij:

Sot, para fillimit të ceremonisë së diplomimit në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, pata kënaqësinë të takoj kadetët nga Kosova që përfunduan me sukses shkollimin e tyre në këtë akademi prestigjioze.Urova nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin me sukses të pesë viteve të shkollimit, përfshirë një vit të kursit përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite të studimeve ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, krahas zhvillimit të kapaciteteve dhe modernizimit të forcës, kanë në fokus të veçantë arsimimin, edukimin dhe zhvillimin profesional të personelit. Investimi në kuadro të mirëfillta ushtarake është investim në të ardhmen e FSK-së dhe në ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere.Shkollimi i oficerëve tanë në akademitë prestigjioze të vendeve partnere njëkohësisht forcon lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet forcave tona të armatosura. Republikës së Turqisë i jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në arsimimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së.

Nëntogerëve tanë u dëshiroj shumë suksese në detyrat dhe përgjegjësitë që i presin në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Kosovës

ushtarakemaqedonciinvestimi

Të ngjashme

Maqedonci: Këtë vit presim një sasi të Javelinëve, zhvillimet globale shkaktuan vonesa

Maqedonci: Këtë vit presim një sasi të Javelinëve, zhvillimet globale shkaktuan vonesa

08:36
Maqedonci: Siguria forcohet përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

Maqedonci: Siguria forcohet përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

20:20

Më shumë nga Lajme

  • 15:28Policia shqiptare identifikon kanale online ku bëhen thirrje për akte terroriste
  • 15:09Tensionet në protestë, arrestohen 56 persona dhe procedohen 97 të tjerë, mes tyre edhe të mitur
  • 15:0211 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë
  • 15:00Para pak ditësh Hamza e Kurti, tash takohen edhe Hoxhaj me Konjufcën
  • 14:58Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë