Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Manipulimet me vota, Kurti: Ka mundësi edhe për gabime teknike, por s’duhet amnistuar askush

GD
Gazeta Demos30 janar 2026 në 12:07
Manipulimet me vota, Kurti: Ka mundësi edhe për gabime teknike, por s’duhet amnistuar askush

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur në lidhje me hetimet që po bëhen për manipulim të votave në kuadër të rinumërimit për votat e kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet nacionale.

Kurti u pyet se si do të veprojë për kandidatët që vërtetohet që kanë manipuluar me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kurti deklaroi se hetimit duhet t’i shkohet deri në fund dhe se s’ka amnisti për këdo që ka manipuluar.

“Së pari ekzistojnë proceset e sistemit të drejtësisë dhe ne jemi të hapur për të gjitha hetimet që do të zhvillohen. Është e rëndësishme të ritheksohet se s’ka amnisti për këdo që ka manipuluar dhe hetimet le të shkojnë deri në fund ne jemi aty për të bashkëpunuar me ata që do të kryejnë hetimin që të zbardhet e vërteta e të zbardhen drejtësia sepse vota është e shenjtë.Në Vetëvendosje ekziston edhe komision disiplinor që është komision statutor dhe të cilët nuk janë organe të Kryetarit, por të organit më të lartë që është Këshilli i Përgjithshëm, kur t’i kemi të dhënat e plota padyshim se do të shihet nëse ka material edhe për ata por tani nuk mund të themi”, deklaroi Kurti.

Ai tha se janë disa komuna në të cilat janë më të përqendruara këto manipulime.

“Dhe duhet të bëjmë ndarjen në mes gabimeve të mundshme teknike edhe pse tek e fundit janë njerëzore edhe pse s’janë të mira me ato manipulime të qëllimshme e madje edhe të organizimit prej më shumë se dy personave për manipulim”, shtoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 19:00Hamza pas takimit me Kurtin: E para aprovimi i ligjit për Specialen, pastaj presidenti
  • 18:26Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk ka marrëveshje për temat e diskutuara deri më tani
  • 18:221 muaj nga vdekja e Laurentit, Egzoni rrëqeth me fjalët: Ki me metë gjithë n’zemrat tona, vlla
  • 18:07Bajrami pas shkarkimit të Isufajt: Mesazh i rrezikshëm për prokurorët e gjyqtarët, kujdes se kë hetoni
  • 18:06Shoqatat e dala nga lufta ndërpresin bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, reagon Lladrovci