Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, Presidenca publikon fotografinë

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2025 në 21:19
Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, Presidenca publikon fotografinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar të propozuarin e VV-së për të formuar Qeverinë, Glauk Konjufcën. Për këtë, Osmani ka njoftuar sot përmes një konference për media.

“Kam mandatuar z. Glauk Konjufca, kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4 e Kushtetutës, si dhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar presidentja në konferencë për media.

Në lidhje me këtë, ka njoftuar edhe Presidenca e Kosovës përmes një postimi në Facebook, të cilët edhe kanë publikuar fotografi. “Sot, në përputhje me nenin 95, paragrafin 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar z. Glauk Konjufca, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani i ka uruar suksese z. Konjufca”, thuhet në njoftim.

Konjufca është i mandatuari i dytë nga VV, pasi Albin Kurti dështoi të formoj Qeverinë më 26 tetor në Kuvendin e Kosovës.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 18:41Bardhyl Mahmuti: Situata pas 16 shtatorit sikur koha e suspendimit të autonomisë, vendimi rrënon bazat e shtetit të Kosovës
  • 18:41Tahiri: Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte interpretim politik
  • 18:13Tre vjet nga Banjska, Tirana rikthen në vëmendje kërkesën për drejtësi
  • 18:02Gazetari nga Irlanda: E dimë historinë e Kosovës si shtet dhe sakrificat e popullit
  • 17:54Rama nesër fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, detaje nga agjenda