Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime

GD
Gazeta Demos13 mars 2026 në 08:46
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime

Mandati i anëtarëve të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po shkon drejt përfundimit.

Presidentja ka kërkuar nga partitë që të dërgojnë propozimet për anëtarët e rinj, me afat deri më 15 mars.

Disa subjekte politike ende nuk kanë publikuar emrat e kandidaturave të tyre, ndërsa përbërja e re e KQZ-së pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Anëtarët aktualë të partive politike po përjetojnë ditët e fundit të mandatit të tyre brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Emërimi i tyre duhet të ndodhë jo më vonë se 60 ditë nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Presidentja Vjosa Osmani më 9 mars u ka kërkuar subjekteve politike propozimet për anëtarët e rinj.

Partitë kanë afat deri më 15 mars që t’i dërgojnë propozimet.

Në Vetëvendosje thanë se ende nuk i kanë dërguar emrat e dy anëtarëve të rinj që do t’ia propozojnë Osmanit për emërim.

Sami Kurteshi nuk do të propozohet më nga partia e tij, duke qenë se ka konsumuar kufirin e mandateve të parapara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ky ligj thotë se i njëjti person mund të propozohet dhe emërohet nga një subjekt politik deri në tri mandate radhazi. Pas mandatit të tretë, ai nuk mund të emërohet përsëri.

Në Partinë Demokratike nuk kthyen përgjigje gjatë ditës, e as në Lidhjen Demokratike. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka propozuar edhe për një mandat, anëtarin aktual të saj në KQZ, Muharrem Nitajn.

Presidentja ka afat prej 7 ditësh, pas dorëzimit të emrave, për emërimin ose mosemërimin e anëtarëve të propozuar nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.

Blerim Burjani, analist thotë se “bëhet verifikimi i kandidaturave nga ana e zyrës së presidentes dhe aty vlerësohet kush i plotëson kriteret kush jo dhe a ka kaluar më shumë mandate se sa që e parasheh ligji”.

6 anëtarë pritet të emërohen nga radhët e subjekteve politike shqiptare: 2 nga Vetëvendosje, 2 nga PDK dhe me nga një anëtar LDK dhe AAK, ndërsa katër anëtarë të tjerë do të emërohen nga radhët e komuniteteve pakicë.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 11:25Sot i jepet lamtumira e fundit Arianit Çetaj, djalit të rapsodit të njohur Hasan Çetaj
  • 11:21Familja gjakovare dorëzon në polici zarfin e humbur me 3 mijë e 800 euro
  • 11:01Thirrja e fundit e GLPS: Konstituone Kuvendin, Kushtetua është e qartë!
  • 10:59Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit
  • 10:57Policia arreston tre persona në Ferizaj, sekuestrohen drogë dhe armë