Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 23:40
Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

Politologu Albinot Maloku ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të bëra gjatë intervistës së tij në emisionin “Këndi i Debatit” në televizionin Tëvë1, ku ndër të tjera, Kurti komentoi për vizitat e shpeshta të zyrtarëve të PDK-së në Hagë dhe “ndikimin” të ish-krerëve të partisë në zhvillimet politike.

Maloku ka kritikuar qasjen e Kurtit gjatë intervistës, duke thënë se, përballë një intervistuesi të qetë dhe profesional, Kurti ishte i ngarkuar emocionalisht dhe politikisht, duke e humbur racionalitetin e debatit.

“Ta kesh përballë një intervistues që është i pangarkuar politikisht, qetësisht në maksimumin e profesionalizmit të tij, e me qenë aq i ngarkuar një politikan si z. Kurti, ka qenë e papërballueshme për me dëgjuar dhe me i dhënë vlerësim shpjegimeve të tij”, tha Maloku në Tëvë1.

Ai shton se në vend të një qasjeje konstruktive, Kurti zgjodhi të vazhdojë me etiketime dhe fjalor ofendues, të cilin, sipas Malokut, tashmë e ka kthyer në gjuhë të zakonshme.

“Kur e humb racionalitetin e debatit, atëherë kalon në gjuhën normale që për mua tani është e Kurtit – përdorimi i nofkave, i fjalorit pezhorativ, refuzues dhe ofendues”, u shpreh Maloku.

Politologu theksoi se në vend të interpretimeve politike rreth vizitave në Hagë, do të ishte më e përshtatshme për një lider si Kurti të angazhohej për parregullsitë në mekanizmin e Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e Kushtetutës.

“Do të ishte shumë më e shëndetshme që të angazhohej për parregullsitë në mekanizmin e quajtur dhomat e specializuara që është pjesë e Kushtetutës dhe rendit të Republikës së Kosovës, sesa me mbajt ligjërata që dikush paska aq shumë vizita, kurse kur është pyetur për një vullnet për të pasur një vizitë atje te qytetarët e Kosovës që janë në Dhomat e Specializuara ka pas thënë që ka shumë dokumente me nënshkrua dhe të ankohesh për këto vizita dhe të provosh të interpretosh se po merrka instruksione dikush, konsideroj që kjo është ajo që kur e humb recionalitetin e debatit atëherë kalon në gjuhën normale që për mua tani është e Kurtit përdorimi i nofkave, i fjalorit pezhorativ, refuzues dhe ofendues”, tha ai.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 22:11Behrami: Data 16 shtator është duke shkaktuar ankth të shumëfishtë te armiqtë e Kosovës
  • 22:10I vendosën gjobë 5 milionë euro dhe e kërcënuan të largohet nga Shqipëria, në pranga edhe kosovari
  • 22:09Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit
  • 22:01Reagon djali i Hoxhë Fatmir Latifajt pas fyerjes ndaj babait të tij: Liria që e sollën ushtarët, dëshmorët e invalidët e UÇK-së po nënçmohet
  • 21:54Matoshi: Kurti herë i thotë Lumirit ‘miku im’, herë ‘ka qenë ministër i imi’