Publicisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar vizitat në Shtetet e Bashkuara të presidentes dhe kryeministrit në detyrë.

Maliqi e quajti “arritje maksimale të momentit” shtrëngimin e duarve të Vjosa Osmanit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ndërsa ironizoi lidhur me një udhëtim të Albin Kurtit drejt SHBA-së, për të cilin raportoi mbrëmë Klan Kosova.

“Presidentja buzëqeshje e shtrëngim dore me Rubion, salla e pritjeve. Arritje maksimale e momentit. A.K. në USA vizitë akade”mike””, shkroi Maliqi në një postim në Facebook.