Tash e disa minuta veçse ka nisur hapja e qendrave të votimit për zgjedhjen e kryetarëve të 38 komunave të Republikës së Kosovës. Në disa qendra po raportohet se ky proces ka nisur me disa minuta vonesë. E, në Ferizaj, dikush po e ka një hall tjetër. Një votues në këtë komunë në njërën prej këtyre qendrave u ankua për ndërrimin e qendrës së votimit. “Jam i emocionuar që kam ardhur me votu, por e kam pasur në Nerodime të Epërme, e më sollën këtu me votu. Nuk e di pse ka ndodh por më thanë që këtu më ka pru me votu. Është e vështirë se harxhova benzin prej aty-këtu. Prej vitit 1999 kam votu atje”, tha ai.
Lajme
“Ma paskan ndërru qendrën e votimit”, ankohet votuesi në Ferizaj: Harxhova benzin prej Nerodimes këtu
