Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LVV-së i shtohet edhe një mandat, e pëson sërish PDK-ja

GD
Gazeta Demos15 qershor 2026 në 19:12
LVV-së i shtohet edhe një mandat, e pëson sërish PDK-ja

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas përpunimit të mbi 40 për qind të votave të ardhura me postë nga diaspora. Në këtë fazë të numërimit, partia ka fituar mbi 69 për qind të votave të procesuara.

Kjo është ulësja e katërt shtesë që Vetëvendosje ka fituar falë votave nga diaspora. Fillimisht, nga votat e numëruara brenda Kosovës, partia kishte siguruar 48 mandate parlamentare.

Ky është mandati i tretë i cili është marrë nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila aktualisht ka 22 mandate. Një mandat i është marrë edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ka 19 ulëse dhe një tjetër Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka zbritur në shtatë nga tetë sa i kishte sipas projeksioneve të mëhershme.

Sipas rezultateve të deritanishme të përgjithshme, Vetëvendosje ka 45.48 për qind të votave, duke mbetur forca më e madhe politike në vend. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.11 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 17.14 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë pak më pak se 7 për qind të votave.

Për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nevojiten së paku 61 vota në Kuvend. Në mandatin e kaluar, Vetëvendosje arriti ta formojë qeverinë me mbështetjen e deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Ndërkohë, për zgjedhjen e presidentit kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në procesin e votimit, një çështje që ishte ndër arsyet kryesore që çoi vendin në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në zgjedhjet e fundit votuan rreth 725 mijë qytetarë brenda Kosovës, ndërsa mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit e ushtruan të drejtën e votës përmes përfaqësive diplomatike ose me postë.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 15:09Deputetët e PDK-së dorëzojnë ankesë zyrtare, kërkohet sqarim për komunikatën e Kuvendit
  • 14:49Ish-ushtari i UÇK-së: Nikiç e kishte përmendur Llugiqin që e kërcënoi Haradinajn si bashkëpunëtor të Serbisë
  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari
  • 14:35Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente
  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë