Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku ka vepruar në pajtim të plotë me statutin e partisë.
“Lumir Abdixhiku ka dhënë dorëheqje më 28 dhjetor. Statuti i LDK-së e njeh aktin e dorëheqjes si akt personal dhe Lumi në këtë rast e din çka ka bo. Ka dal e ka marrë përgjegjësinë dhe ka vepruar në frymën e statutit të LDK-së”, ka thënë Lutfi Haziri në RTV Dukagjini.
Dorëheqjen e Hykmete Bajramit nga pozita e nënkryetares, Haziri e ka cilësuar si qëndrim personal të saj.
