Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lutfi Haziri: Edi Rama duhet të distancohet nga organizimi i protestës për krerët e UÇK-së, është politizuar

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 21:53
Lutfi Haziri: Edi Rama duhet të distancohet nga organizimi i protestës për krerët e UÇK-së, është politizuar

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për protestën që do të mbahet nesër në Tiranë për t’u solidarizuar me ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen tash e 5 vjet padrejtësisht në Hagë.

Haziri tha se kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të distancohet nga organizimi i kësaj proteste, pasi sipas tij, kjo çështje po politizohet.

“Manifestimet duhet me kon të lira, tash unë veteran i luftës jom, i konfirmum nuk jam në kategorinë e rrejshme edhe duhet me dalë me mendu a duhet me dal nesër me u solidarizu a jo , është shumë problem serioz kjo. Debati i brendshëm po i then njerëzit, e aq më keq kur del në nivel të kryeministrave.

Edi Rama duhet me dal me u distancu nga organizmi, me thon që veteranët e luftës në Kosovë e kanë marrë lejen me ardh me protestu në Tiranë, e kanë marrë lejen, le të bojnë cka t’dojnë, edhe me thon që spo du me dal nesër se spo du me politizu”, tha Haziri në T7.

Tutje, Haziri tha se sot në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i PD’së, Sali Berisha e politizoi këtë organizim duke thënë se nuk do të marrë pjesë pasi është organizim i Edi Ramës.

Lidhur me këtë, Haziri thotë se kjo çështje u politizua nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kreu i PD’së, Sali Berisha.

“Politizimin e ka shkaktu Kurti-Rama dhe Berisha-Rama”.

Edi RamaLutfi Haziri

Më shumë nga Lajme

  • 08:19Trump: SHBA-ja ka “sasi masive” municionesh
  • 08:05Nga sot nisin kontrollet në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij
  • 08:04Nxehtësi ekstreme, ndizet “alarm i kuq” në 27 qytete në Itali
  • 07:52KEDS del me njoftim: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:48Sot protestë para Parlamentit, kjo është arsyeja