Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku deklaroi se situata në qytet pas vërshimeve është përkeqsuar ndjeshëm. ”Situata nga vërshimet në Komunën e Skenderajt është përkeqësuar ndjeshëm. Si pasojë e reshjeve të pandërprera në orët e fundit, janë vërshuar shumë ekonomi familjare, biznese, rrugë e prona publike, oborre dhe toka bujqësore të qytetarëve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe rrezik real për sigurinë e qytetarëve.
Ekipet komunale, shërbimet emergjente përfshirë zjarrfikësit dhe policinë, mekanizmi i rëndë dhe qytetarë vullnetarë janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të menaxhuar situatën, për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe për të parandaluar përkeqësime të mëtejme.
U bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal, të shmangin zonat e rrezikuara dhe të bashkëpunojnë me ekipet që janë në terren. Situatën po e monitorojmë vazhdimisht dhe qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim! SL”, shkroi ai.
