Mergim Lushtaku ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për ta në këtë fazë

Ai ka bërë të ditur se procesi gjyqësor ndodhet në fazën përfundimtare dhe se, sipas tij, përtej ndasive politike dhe zhvillimeve të përditshme, Kosova ka nevojë për ta më shumë se kurrë.

“Procesi gjyqësor ndaj tyre është në fazën përfundimtare. Përtej partive politike dhe politikave ditore, Kosova ka nevojë për ta, sot më shumë se kurrë,” ka shkruar Lushtaku.