Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së

GD
Gazeta Demos7 maj 2026 në 13:33
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së

Anëtari i Kryesisë së Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka paralajmëruar se kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mund të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e qershorit.

Ai ka thënë se ende nuk ka një vendim përfundimtar, por emri i Limajt është përmendur në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PDK-së, dhe se çështja pritet të qartësohet deri më 12 maj, kur përfundon afati për dorëzimin e listave në KQZ.

Lushtaku është shprehur se personalisht e mbështet rikthimin e Limajt në PDK.

“Për mendimin tim personal, Fatmir Limaj është një njeri që është ndër themeluesit e PDK-së dhe ka kontribuar shumë. Ai mund të jetë pjesë e PDK-së, por duhet të pritet deri në datën e fundit. Ka diskutime, kemi pasur një mbledhje dje ku kemi zhvilluar bisedime dhe emri i tij është përmendur, por derisa nuk kemi një kërkesë zyrtare prej tij”, tha Lushtaku për RTV21.

Sipas tij, vendimi për rikthimin e Limajt i takon Kryesisë.

Sipas Lushtakut, PDK në zgjedhje do të garoj e vetme pa koalicione, por se lista e saj do të përmbaj ”befasi” të shumta.

“PDK është mjaftueshëm e fortë, por sigurisht që ka nevojë që të mund të hyjnë në kuadër të listës së PDK-së. Dera jonë është e hapur dhe do të bisedojmë për figura publike që kanë ndikim në fusha të ndryshme”, tha Lushtaku.

Fatmir LimajMërgim Lushtaku

Më shumë nga Lajme

  • 15:39Sadiku: Haxhiu po ushtron tri funksione, kjo është katrahurë institucionale
  • 15:08Sulmi ndaj inspektorit të IPK-së në Rrugën B, ndalohen dy persona
  • 15:00Ndërprerja e seancës, reagon ashpër OVL e UÇK-së: Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit dhe as e asnjë partie
  • 14:47Zhvillimet politike, Ardian Gjini thërret konferencë për media në orën 17:00
  • 14:30“I udhëhequr nga doktrina serbe”, Behrami për Kurtin: Durimi po soset, protestat të pashmangshme