Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj ndarjes së fondeve nga Ministria e Kulturës, duke e quajtur këtë veprim një abuzim elektoral me paranë publike.
Sipas saj, ministri Hajrulla Çeku, të cilin ajo e cilëson si të paligjshëm dhe pa legjitimitet, ka ndarë 4 milionë euro subvencione për tri vitet e ardhshme përkatësisht për vitet 2025, 2026 dhe 2027, ndonëse jemi në prag të zgjedhjeve.
“Imagjinoni, një ministër i përkohshëm po merr vendime për tri vitet e ardhshme!” – shkruan Lushaku-Sadriu.
Deputetja e LDK-së vlerëson se procesi i subvencioneve ka qenë i manipuluar dhe i paqëndrueshëm, me lista që ndryshojnë vazhdimisht.
