Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

GD
Gazeta Demos16 gusht 2025 në 17:19
Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar ndaj situatës aktuale në sektorin energjetik, duke akuzuar qeverinë Kurti për favorizim të interesave të ngushta dhe dështim në mbështetjen e prodhuesve vendorë.

Lushaku përmes një postimi në facebook u shpreh se mbi 1,400 biznese janë shkyçur nga rrjeti elektrik vetëm gjatë ditës së sotme, duke theksuar se kjo situatë po i lë mijëra familje pa të ardhura dhe po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e pasigurisë ekonomike në vend.

“Kosova është shndërruar në një shtet ku qytetari paguan më shumë, jeton më keq dhe rrezikon të mbetet pa punë. Vendi ku biznesi nuk guxon të ëndërrojë sukses, sepse pushteti ia mbyll rrugën”, shkroi deputetja.

Ajo akuzoi ashpër të ashtuquajturën “mafia e energjisë”, duke pretenduar se prodhuesit po detyrohen të blejnë energji nga kompani që kanë lidhje të drejtpërdrejta me zyrtarë qeveritarë.

Sipas Lushakut, kjo situatë është pasojë direkte e politikave të kryeministrit Albin Kurti, të cilin ajo e akuzon për “urrejtje ndaj sektorit privat dhe varfërim të popullit”.

“Kurti në opozitë ‘për prodhime vendore’, Kurti në pushtet ‘për mbytjen e tyre’,” përfundon reagimin e saj deputetja e LDK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 07:45Një natë pas tensioneve, vazhdon edhe sot protesta e qytetarëve për Ligjin për Specialen
  • 07:42KEDS njofton: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:31Parashikimi i motit: Temperaturat sot pritet të shkojnë deri në 25 gradë Celsius
  • 23:55Shukri Buja: Turp për deputetët e opozitës!
  • 23:17Aksident mes një veture dhe një motoçiklete te Parku i Qytetit në Prishtinë