Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lushaku i reagon Konjufcës për ofendimin ndaj Osmanit: Gjuhë nënçmuese që prek gratë në politikë dhe frizerkat, duhet të kërkoj falje publike

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 20:47
Lushaku i reagon Konjufcës për ofendimin ndaj Osmanit: Gjuhë nënçmuese që prek gratë në politikë dhe frizerkat, duhet të kërkoj falje publike

Ish shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, njëherit edhe kandidate për deputete nga kjo parti, Jehona Lushaku ka reaguar ndaj termit “frizerkë” që ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca ka përdorur ndaj Vjosa Osmanit, bartëses së listes së LDK-së.

Ajo ka thënë se politikanët duhet të ishin shembuj të përgjegjësisë publike, të kulturës institucionale dhe të komunikimit pa fyerje, pa linçim e pa gjuhë seksiste prandaj sipas saj kjo është e papranueshme.

“Kjo nuk është thjesht një sulm politik. Është gjuhë nënçmuese që prek dyfish: edhe gratë në politikë, edhe një profesion të ndershëm si frizeria. Kur një grua reduktohet në stereotipe gjinore përmes etiketimeve të tilla, atëherë kemi të bëjmë me një mentalitet që nuk e sheh gruan si të barabartë në debat publik, por si objekt talljeje e zhvlerësimi. Edhe më paradoksale bëhet kjo kur vjen nga njerëz që për vite janë thirrur në emër të të drejtave të grave, barazisë dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Lushaku.

Ajo ka thënë se nuk mund të flasësh për emancipim e respekt për gratë, kur përdor gjuhë që i ul ato dhe normalizon seksizmin në politikë.

“Glauk Konjufca duhet të kërkojë falje publike. Gjuha e tillë nuk ka vend në politikën e Kosovës”, ka shtuar ajo.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 15:33Zhvillimet në Kuvend, Rama i drejtohet Kurtit: Po bën kalkulime për pushtet, por pushteti është i përkohshëm
  • 15:32“Grupi PLAS”, Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska
  • 15:03Britania – deputetëve: Punoni bashkë urgjentisht për të mirën e partneriteteve ndërkombëtare
  • 14:33Durrës: Gjendet lëndë eksplozive pranë derës së një dyqani, policia nis hetimet
  • 14:13KDI: Skadimi i afatit pa Kuvend të konstituuar, çështje kushtetuese