Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lumir Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit: LDK qëndron me njerëzit e saj, në fitore e në humbje

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2025 në 19:11
Lumir Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit: LDK qëndron me njerëzit e saj, në fitore e në humbje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka refuzuar dorëheqjen morale të Xhafer Gashit pas rezultatit zgjedhor në Obiliq, duke theksuar se humbjet dhe fitoret janë pjesë e rrugëtimit politik, por qëndrueshmëria mbetet vlera më e rëndësishme.

Abdixhiku ka kujtuar se katër vite më parë LDK në Obiliq kishte vetëm 10%, ndërsa sot është parti e parë me 46%, një arritje që ai ia atribuoi tërësisht Xhafer Gashit dhe ekipit të tij.

“Xhaferi është njeri i fjalës, i punës dhe i përkushtimit të heshtur ndaj qytetarëve të tij. Ai i ka dhënë Obiliqit drejtim, dinjitet dhe stabilitet”, tha Abdixhiku, duke shtuar se LDK ka nevojë për njerëz të tillë me karakter dhe vizion.

Kryetari i LDK-së njoftoi se e ka rikonfirmuar Gashin në të gjitha pozitat brenda partisë – në Degë të Obiliqit, në Kryesi dhe në Këshillin e Përgjithshëm – duke theksuar se LDK “nuk i braktis njerëzit e saj në momentet e vështira”.

Ky mesazh, sipas Abdixhikut, është një thirrje drejtuar çdo aktivisti e qytetari që beson në punë e dinjitet, duke nënvizuar se qëndrueshmëria dhe besimi i ndërsjellë janë baza e misionit të përbashkët.

“LDK qëndron. Dhe bashkë me të, qëndron edhe Xhafer Gashi, në të gjitha sfidat përpara; si simbol i qëndrueshmërisë, i besnikërisë dhe i vlerave tona”, përfundoi Abdixhiku.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 22:46Qeveria i jep dritën e gjelbër, çka pritet tash pas miratimit të ndryshimit të Ligjit për Specialen
  • 22:41Kurti mbledh Qeverinë, në mënyrë elektronike marrin vendim për projektligjin për Gjykatën Speciale
  • 22:28Djali i Adem Demaçit paralajmëron futjen në politikë: Me intelektualë të tjerë do përpiqemi ta themelojmë një iniciativë
  • 22:13Selmanaj: Shkarkimi i Isufaj është dhurata e radhës politike nga Vjosa Osmani për pushtetin e Kurtit
  • 22:06Nagavci: VV-ja nuk ka gisht në shkarkimin e Blerim Isufajt