Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lumir Abdixhiku: Nga një fitues te tjetri – LDK shpall Besnik Osmanin kandidat për Fushë Kosovë

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 20:55
Lumir Abdixhiku: Nga një fitues te tjetri – LDK shpall Besnik Osmanin kandidat për Fushë Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpallur kandidaturën e Besnik Osmanit për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, duke falënderuar Burim Berishën për udhëheqjen 25-vjeçare dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e komunës.

Abdixhiku theksoi se LDK po kalon me dinjitet nga një epokë suksesi në një kapitull të ri me shpresë, duke vazhduar traditën e lidershipit të matur dhe vizionar në këtë komunë.

Postimi i plotë:Nga një fitues tek tjetri.

Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani.Ka një emocion të veçantë kur një epokë e gjatë e suksesshme mbyllet me dinjitet, dhe një kapitull i ri hapet me shpresë. Kështu ndodhi sot në Fushë Kosovë. Po e mbyllim një epokë të tërë me një ikonë fitoresh për LDK-në, Burim Berishiën, për të nisur një të re, me një profesionist të jashtëzakonshëm të Lidhjes Besnik Osmanin.

Me mirënjohje të thellë, falënderojmë Burim Berishën – njeriun që për 25 vjet,me 5 mandate si i zgjedhur, i dha kësaj komune një drejtim të qetë, vizionar e të përgjegjshëm. Nga një paralagje, qytezë fushash, ai transformoj Fushë Kosovën në qytetin me ritmin më të lartë zhvillimor në Kosovë. Prandaj Fushë Kosova sot është shtëpi e plot 70 mijë banorëve.Ai nuk ndërtoi vetëm rrugë e shkolla – ai ndërtoi besim, respekt dhe kulturë të shërbimit publik. Sot, me aktin kalimit të stafetës tek fjenerata tjetër, Burimi dëshmoi edhe një herë madhështinë e karakterit të tij – duke dhënë shembullin më të mirë të lidershipit me maturi, pa zhurmë e me shumë përkushtim.

Por historia e mirë e LDK-së në Fushë Kosovë nuk përfundon këtu. Përkundrazi – vazhdon. Sot, me besim të plotë dhe krenari, shpallëm kandidaturën e Besnik Osmanit për Kryetar të Komunës. Ai është vazhdimësia jonë – një njeri i përkushtuar, i matur, me përvojë konkrete në qeverisje dhe vizion të qartë për të ardhmen.LDK në Fushë Kosovë nuk është vetëm parti – është familje. Dhe kjo familje sot dha një dëshmi të rrallë bashkimi dhe kalimi të përgjegjësisë, nga një fitues – te një tjetër. Faleminderit Burim. Suksese Besnik.Le të fitojmë!

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 16:32Rama niset drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
  • 16:25Këta raportohet se janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë
  • 16:10Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë
  • 16:08Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për kri’met e luftës në Ballkan?
  • 15:40Rama njofton për ecurinë e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”