Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Istog, ku ka uruar Kryetarin e sapozgjedhur të Komunës, Ilir Ferati, pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet lokale, shkruan Demos.

Abdixhiku ka shprehur besimin e tij të hershëm në punën dhe përkushtimin e Feratit, duke theksuar se “njerëzit si ai, janë jo vetëm bashkëpunëtorë e profesionistë, por edhe shokë”.

Ai ka shtuar se një herë mund të marrësh një mundësi, por herën tjetër fiton me 60%, si dëshmi e punës dhe fjalës së mbajtur.