Këtë vit Shqipëri nuk është vënë përballë situatave të papërballueshme me zjarret, ndryshe nga një vit më parë, i cili ka qenë sfidues.
Ministri i Mbrojtjes së Shqëipërisë është shprehur se kalimi i qetë i korrikut nuk e ka ndalur këtë Ministri t’u tregojë “prangat” të gjithë atyre që ndezin zjarre në mënyrë të qëllimshme.
Në takimin me trupat e emergjencave civile, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lajmëroi se flotës shqiptare do t’i shtohen edhe avionë zjarrfikës, por jo tani, pasi pritet që të mbërrijnë në fund të vitit.
