Boksieri i njohur, Luan Krasniqi ka qënë në prezantimin e autobiografisë „Zwischen Grenzen und Hoffnungen“ të Shpëtim Alajt, ku u shpreh shumë krenarë pë rrugëtimin e tij, shkruan GazetaDemos.
"Nga Kosova në Gjermani, përmes sakrificave, guximit dhe punës së palodhur, Shpëtimi ndërtoi një jetë të jashtëzakonshme dhe fitoi respektin e dashurinë e një komuniteti të tërë", shkruan ai.
Shkruan: Luan Krasniqi
KRENARI DHE RESPEKT PA FUND!
Dje, në prezantimin e autobiografisë „Zwischen Grenzen und Hoffnungen“, u ndjeva jashtëzakonisht krenar për historinë dhe rrugëtimin e mikut tonë të dashur, Shpëtim Alaj.
Nga Kosova në Gjermani, përmes sakrificave, guximit dhe punës së palodhur, Shpëtimi ndërtoi një jetë të jashtëzakonshme dhe fitoi respektin e dashurinë e një komuniteti të tërë.
Sot, si sipërmarrës i suksesshëm dhe ish-president i ThSV Eisenach, ai është dëshmi se dinjiteti, puna dhe këmbëngulja nuk njohin kufij.
Shpëtim, historia jote është krenari për familjen, miqtë dhe për të gjithë ne shqiptarët. Respekt dhe urime nga zemra për gjithçka ke arritur!