Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LPK kërkon drejtësi të vërtetë nga Gjykata Speciale dhe mbron karakterin çlirimtar të luftës së Kosovës

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 21:35
LPK kërkon drejtësi të vërtetë nga Gjykata Speciale dhe mbron karakterin çlirimtar të luftës së Kosovës

Lëvizja Popullore e Kosovës, duke ndjekur me vëmendje dhe përgjegjësi procesin gjyqësor ndaj bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kërkon që vendimi përfundimtar i Gjykatës Speciale në Hagë të mbështetet në fakte, në të drejtën dhe në parimin themelor të drejtësisë së paanshme, të lirë nga çdo ndikim apo motiv politik.

LPK thekson se lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ishte një luftë e drejtë, e domosdoshme dhe mbrojtëse, e zhvilluar kundër një regjimi shtypës dhe gjenocidal. Ajo ishte luftë për liri, për dinjitet njerëzor dhe për mbijetesë kombëtare. Çdo përpjekje për ta barazuar këtë luftë me krime individuale të supozuara përbën shtrembërim të rëndë të së vërtetës historike dhe një fyerje për sakrificën e mijëra dëshmorëve.

Procesi gjyqësor nuk duhet dhe nuk mund të shndërrohet në gjykim të historisë së rezistencës së organizuar të popullit të Kosovës. Përgjegjësia penale, nëse ekziston, duhet të jetë individuale dhe kurrë kolektive. Asnjë gjykatë nuk ka të drejtë të kriminalizojë idealin për liri dhe luftën çlirimtare të një populli të tërë.

LPK është e bindur se një vendim i pafajësisë do të ishte jo vetëm akt drejtësie për të akuzuarit dhe familjet e tyre, por edhe një rehabilitim moral dhe historik i luftës çlirimtare të Kosovës. Një vendim i tillë do të dëshmonte se e vërteta nuk mund të nënshtrohet ndaj presioneve politike dhe se drejtësia ndërkombëtare mund të qëndrojë mbi padrejtësinë historike.

Në çdo rrethanë, Lëvizja Popullore e Kosovës riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur:

– në mbrojtje të karakterit çlirimtar të luftës së UÇK-së,

– në përkrahje të drejtësisë së paanshme dhe të së vërtetës,

– në ruajtje të dinjitetit kombëtar dhe të sakrificës së dëshmorëve të lirisë.

E vërteta, liria dhe drejtësia nuk mund të ndahen.Ato janë themeli i shtetit të Kosovës.

Lëvizja Popullore e Kosovës

LPK

LPK

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb