Këngëtari i njohur kosovar, Lok Komoni, ka ndarë momente nga festa e 1-vjetorit të djalit të tij, Gani Komoni, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se kumbar i vogëlushit është Gjenerali Daut Haradinaj.
Komoni e cilësoi ditëlindjen e parë të Ganiut si një gëzim dhe bekim të madh për familjen, ndërsa theksoi se është krenar që djali i tij mban emrin e gjyshit.
Ai shprehu mirënjohje të veçantë për Daut Haradinajn dhe familjen Haradinaj për nderin që sipas tij i kanë bërë duke pranuar të jenë kumbarë të Ganiut.
