Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se në këto zgjedhje lokale ka bashkëpunuar me shtabin e njëjtë që e ka pasur në shkurt për zgjedhjet qendrore.

Ai tha se nga 103 anëtarë që i ka pasur ky shtab, i kanë mbetur vetëm 83, pasi të tjerët janë larguar. Lladrovci thotë se u ka thënë atyre se janë të lirë të largohen nëse dëshirojnë.

“Këta djemë e vajza kanë punu fort, bashkë me shtabin, i cili ka qenë i njëjti që e kam pas në shkurt për zgjedhjet qëndrore, nga 103 anëtarë të shtabit, më kanë mbet . 20 janë largu, unë vullnetarisht ju kom shkru edhe ju kom thon kushdo që don me u largu, është i lirë, pasi emri i partisë është emër i shenjtë, dhe kanë bashkëudhtu me mu 83 anëtarë”, tha Lladrovci