Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit ka treguar për një telefonatë që thotë se ia kishte bërë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Haga.
Sipas Lladrovcit, Thaçi i kishte kërkuar që të pajtohej me Sami Lushtakun, duke theksuar rëndësinë e unitetit në Drenicë.
“Në orën 12 ka thirrë ish-presidenti Hashim Thaçi. Ka thirrë në telefon të Abelardit. Më ka thënë: Ramiz, ka ndodh çka ka ndodh – kam qejf me ju pa bashkë ty edhe Saminë, kam qejf me pa bashkë Drenicën, se jena kanë shokë, jemi shokë”, ka treguar Lladrovci.
