Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lladrovci në Kroaci, zotim i përbashkët për bashkëpunim Drenas-Gospiq

GD
Gazeta Demos23 maj 2026 në 16:08
Lladrovci në Kroaci, zotim i përbashkët për bashkëpunim Drenas-Gospiq

Delegacioni i komunës së Drenasit, në krye me kryetarin Ramiz Lladrovci, zhvilloi vizitë treditore në qytetin e Gospiqit, ku zhvilluan takime me kryetarin e Bashkisë, prefektin e Qarkut të Lika‑Senjit dhe morën pjesë në shënimin e përvjetorit të themelimit të Qarkut.

Delegacioni fillimisht është takuar me kryetarin e qytetit dhe bashkëpunëtorët e tij e më pas edhe me prefektin dhe bashkëpunëtorët e tij në ndërtesën e qarkut.

Programi është përmbyllur me pjesëmarrjen në seancën solemne me rastin e Ditës së Qarkut Lika‑Senj dhe në programin përkatës festiv, ku morën pjesë zëvendës kryeministri, ministra të Qeverisë kroate dhe të Qarkut Lika-Senj.

Delegacioni i qytetit të Drenasit, zhvilloi takime shumë të frytshme me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore midis dy qyteteve.

Takimi i parë u mbajt në ndërtesën e Administratës së Qytetit të Gospiqit ku u prit nga nënkryetari i bashkisë Ivica Kovaçeviq dhe sekretari i qytetit të Gospiqit, Slaven Stilinoviq.

Diskutimi u zhvillua rreth lidhjeve të përbashkëta historike midis dy popujve, të cilat u forcuan veçanërisht gjatë Luftës Atdhetare të Kroacisë kur shumë shqiptarë nga Kosova morën pjesë në mbrojtjen e Gospiqit dhe Kroacisë.

U ra dakord për hapa konkretë për të vazhduar procesin e vendosjes së marrëdhënieve miqësore midis qyteteve.

Delegacioni i qytetit të Drenasit ftoi përfaqësuesit e Qytetit të Gospiqit në një vizitë kthimi në Drenas.

Pas takimit në Administratën e Qytetit, Ramiz Lladrovci dhe delegacioni i Drenasit u pritën nga Prefekti i Qarkut Lika-Senj, Ernest Petry, Zëvendës prefektja e Qarkut, Jasna Oreshkoviq Brkljaçiq dhe Drejtori i Agjencisë për Zhvillim, Marko Juriq.

Në takim, kryetari Ramiz Lladrovci prezantoi historinë, gjendjen aktuale të zhvillimit, lidhjet e trafikut dhe gjendjen ekologjike të komunës së Drenasit.

Prefekti i Qarkut, Ernest Petry i njohu mysafirët me potencialin e zhvillimit dhe gjendjen e qarkut dhe sugjeroi mundësi për bashkëpunim.

Pas takimit, Drejtori i Agjencisë për Zhvillim, Marko Juriq i paraqiti delegacionit propozime konkrete për ndihmë në krijimin e një agjencie të ngjashme zhvillimi në Drenas, si dhe mundësi për trajnimin e personelit.

U ra dakord që delegacioni i Qarkut Lika-Senj të kthej vizitën zyrtare në qytetin e Drenasit në vjeshtë për të vazhduar bashkëpunimin konkret.

Kryetari Lladrovci dhe delegacioni i Komunës së Drenasit, gjatë vizitës, vendosën kurora me lule pranë bustit të atit të shtetit kroat, Ante Starçeviq dhe ish presidentit, Dr. Franjo Tugjman si dhe vizituan zonat e luftimeve të Brigadës vullnetare shqiptare, me 420 luftëtarë, të cilës i printe Fehmi Lladrovci.

Delegacioni ka qenë i përcjellur nga Tom Kaçinari dhe Pal Lumezi nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së Kroacisë, të cilët meritojnë falënderim për shoqërimin e vazhdueshëm dhe prezantimin para strukturave qendrore e lokale të shtetit mik, Kroacisë

Drenas

Më shumë nga Lajme

  • 19:04Nesër s’ka kufizime për kamionët mbi 20 tonë, MIT: S’pritet të plotësohen kushtet
  • 18:57“Rrobat lahen, po turpi?” – Kyeziu-Hyseni reagon ndaj Kadrijajt
  • 18:38Zelensky s’e njeh Kosovën, Bilalli: Kosova e Shqipëria s’duhet të rrinë duarkryq në diplomaci
  • 18:18Detaje nga vrasja në Korçë: 20-vjeçari u vra nga shoku i tij, autori me precedentë penalë
  • 18:13​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinës mbi 41 mijë hyrje për 12 orë