Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka figura të afta që mund ta çojnë partinë përpara, por sipas tij, në krye duhet të zgjidhet një lider vendimmarrës dhe i pavarur.
Drejtpërdrejt në lidhje telefonike në Debat Plus, Lladrovci tha se PDK-ja duhet t’u japë hapësirë personaliteteve që mund të marrin vendime vetë, pa u konsultuar vazhdimisht me figura të tjera të partisë.
“Nëse ne duam të ecim përpara, duhet me gjetë një figurë që është vendimmarrëse, jo një figurë që e vet edhe parapolitikën çka me ba”, u shpreh Lladrovci.
Ai theksoi se në PDK ka burra dhe gra të aftë për ta udhëhequr partinë, por tha se nuk dëshiron t’i përmendë të gjithë emrat, pasi mund t’ua dëmtojë mundësitë.
