Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lladrovci kërkon fundin e bllokadës institucionale: Të fillojë numërimi mbrapa 24 orësh për krijimin e institucioneve

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 18:54
Lladrovci kërkon fundin e bllokadës institucionale: Të fillojë numërimi mbrapa 24 orësh për krijimin e institucioneve

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike në vend, duke kërkuar që të ndërmerren hapa për zhbllokimin e institucioneve të Kosovës.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Lladrovci ka propozuar nisjen e një “numërimi mbrapa” prej 24 orësh për krijimin e institucioneve, duke e lidhur këtë edhe me pritjet për vendimin në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Numërimi mbrapa në Sheshin e Prishtinës, është simbolikë për padrejtësinë që duhet të ndalet ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhës”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se ditët, orët, minutat dhe sekondat që kalojnë, sipas tij, e afrojnë Kosovën me një vendim të pafajësisë për ish-krerët e UÇK-së.

“Janë ditët, orët, minutat dhe sekondat që na ndajnë nga vendimi i pafajësisë për çlirimtarët, shtetformuesit e shtetndërtuesit tanë”, ka deklaruar ai.

Lladrovci ka ngritur edhe pyetjen se ku ndodhet shteti në një situatë të tillë, duke vlerësuar se institucionet kanë mundësi për të dalë nga ngërçi politik.

“Në këtë numërim mbrapa, ku është shteti ynë?”, ka shkruar ai, duke shtuar se Kosova duhet të ecë përpara me themelimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe më pas me një takim në frymën e mirëkuptimit për zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, një proces i tillë do të përbënte “ecje përpara” për vendin.

Lladrovci ka kritikuar gjithashtu bllokadën e institucioneve, duke theksuar se një situatë e tillë nuk duhet të jetë pjesë e funksionimit të një shteti demokratik.

“Asnjë kushtetutë evropiane e as Kushtetuta jonë, nuk e ka paraparë ndonjë dënim për ata që e bllokojnë Kuvendin e ri të dalë nga vota e qytetarit. Bllokada në shtetin demokratik nuk është opsion”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka shprehur shqetësim se vazhdimi i ngërçit institucional mund të përcjellë mesazh negativ edhe tek shtetet aleate që kanë mbështetur Kosovën në procesin e çlirimit dhe shtetndërtimit.

“Kjo bllokadë, është një lajm jo i mirë për shtetet aleate që na ndihmuan të çlirohemi dhe ta ndërtojmë shtetin”, ka thënë ai.

Lladrovci ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, duke argumentuar se institucionet e Kosovës duhet të tregojnë respekt ndaj figurave që, sipas tij, kanë kontribuar në krijimin e shtetit.

“Heronjtë tanë të luftës dhe paqes, meritojnë respekt nga institucionet që i ndërtuan me aleatët, meritojnë respekt nga ata që pranuan respekt me e pa meritë”, thuhet në deklaratën e tij.

Në fund, Lladrovci ka bërë thirrje që të nisë një afat 24-orësh për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

“Fundja, të fillojë numërimi mbrapa 24 orësh për krijimin e institucioneve të shtetit. Ne meritojmë më mirë, më mirë për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, për Kosovën dhe shtetet aleate që na besuan!”, përfundon deklarata e tij.

lladrovcimbrapainstitucioneve

Të ngjashme

BE: Procesi i konstituimit të institucioneve të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme

BE: Procesi i konstituimit të institucioneve të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme

20:36

Më shumë nga Lajme

  • 20:29Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
  • 20:18Vjen reagimi nga deputeti i Vetëvendosjes pasi Haradinaj tha se Thaçi duhet të bëhet president i vendit
  • 20:08Mitrovicë: Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë
  • 20:04Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
  • 20:01Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri