Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lladrovci i reagon “degës me logon e PDK-së” për zyrat me qira në të njëjtin objekt: Akt i shëmtuar…

GD
Gazeta Demos16 gusht 2025 në 18:54
Lladrovci i reagon “degës me logon e PDK-së” për zyrat me qira në të njëjtin objekt: Akt i shëmtuar…

Në një shkrim të gjatë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kritikuar vendimin për marrjen me qira të zyrave me logon e PDK-së në të njëjtin objekt ku më herët ka qenë selia e degës, duke e quajtur këtë veprim “arrogancë” dhe “akt të shëmtuar”.

Ai ka sqaruar se nuk ka qenë në dijeni për asnjë zhvillim rreth këtyre zyrave dhe se për të shmangur tensionet mes anëtarëve dhe qytetarëve, është vendosur që aktivitetet e Iniciativës “Për Drenasin Kampion” të mbahen në hapësira të tjera.

“Jam mirënjohës që z. Veseli dhe PDK më 2016 ma besuan mandatin për të udhëhequr komunën. Këtë besim e kam arsyetuar me qeverisje të mirë. Nuk ka bir nane që mund të më largojë nga PDK. Jam kundër keqbërësve dhe bedelëve”, ka deklaruar Lladrovci.

Ai ka folur edhe për përplasjet e brendshme në PDK, duke thënë se kandidati aktual për kryetar të Drenasit është produkt i emërimeve dhe jo i votës së anëtarëve.

“Drenasi nuk duron të udhëhiqet me logo nga ‘Dadën Razë’. Kandidati aktual i gishtave nuk ka pasur asnjëherë legjitimitet votues. Në vitin 2012 nuk ka arritur të hyjë as në Këshillin drejtues të degës, pasi mori vetëm 17 vota”, ka shtuar ai.

Lladrovci tha se me iniciativën e tij “Për Drenasin Kampion” do të vazhdojë të punojë në bashkëpunim me qytetarët dhe administratën komunale, duke e quajtur reagimin e PDK-së si tentativë për të manipuluar opinionin.

“Reagimi nga adresa e Degës së PDK-së në Drenas është dezinformim. Bashkë, vazhdojmë për fitore”, ka përfunduar ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:08Thaçi para vendimit: Prokuroria tha se gjoja i mashtrova ndërkombëtarët, diplomatë të respektuar erdhën si dëshmitarë
  • 23:05Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush
  • 22:48Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time
  • 22:48KFOR dhe institucionet e Kosovës inspektojnë deponinë e eksplozivëve në Gllarevë
  • 22:39Dafina Zeqiri i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri: Më 12 shtator, të gjithë në Prishtinë