Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, tha se, sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe të dhjetë mandatet e deputetëve të rezervuara për komunitetin serb
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha në një konferencë për media se kjo parti ka fituar bindshëm numrin më të madh të votave në komunat me shumicë serbe, por se partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” e Nenad Rashiqit ka marrë vota në mjedise ku serbët nuk jetojnë.
Si shembull, ai përmendi se partia e Rashiqit në Prizren ka fituar 332 vota, në Gjakovë 52, ndërsa në Ferizaj 33.
