Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës

GD
Gazeta Demos1 korrik 2025 në 22:51
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rrugët që lidhin Serbinë me Kosovën përmes pikave kufitare në Jarinjë dhe Merdar, të cilat ishin bllokuar më herët nga qytetarë serbë, janë liruar për qarkullim.

“Ju njoftojmë se sipas informatave, rruga që shpie nga magjistralja e Rashkës për në PKK Jarinjë është zhbllokuar dhe është liruar për qarkullim,” thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Pak më herët, kjo qendër kishte njoftuar për bllokimin e rrugës në drejtim të Jarinjës nga qytetarë serbë, të cilët kishin shkaktuar pengesa serioze në lëvizjen e automjeteve, duke ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës.

“Ju njoftojmë se kemi informata nga disa qytetarë se magjistralja në Rashkë, në drejtim të Jarinjës, është e bllokuar nga disa qytetarë serbë. Ne kemi vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës është shumë i vogël, sepse kemi informata se vetëm nga qyteti i Novi Pazarit mund të qarkullojnë automjetet,” thuhej në një postim të mëhershëm të QKMK-së.

Jarinje

Më shumë nga Lajme

  • 10:28Konjufca: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin
  • 10:28Rrahje dhe të shtëna me armë në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona
  • 10:13Politikani ukrainas godet Zelenskyn: Kosova e ndihmoi Ukrainën, por ju ia kthyet me shuplakë
  • 10:12Gjakovë: Gjendet mjet i pashpërthyer, policia siguron vendin e ngjarjes
  • 09:59AKB kërkon hetim për fushatat kundër produkteve vendore: Kush e sulmon ‘Made in Kosovo’, po sulmon ekonominë