Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë liruar nga Gjykata Speciale, me dorëzaninë që kanë ofruar.

Në fillim të janarit, Speciales i ka shkuar kërkesa e fundit e Smakajt për lirim me kusht, para se të nisë procesi ndaj tij. Aty u ofruan, pos 20 mijë eurove dorëzani prej gruas e djalit, edhe 30 mijë të tjera nga kolegu i tij universitar, Sami Makolli.