Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Raportohet se janë liruar Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmin ndaj Hysni Mehanit

GD
Gazeta Demos15 maj 2026 në 17:58
Raportohet se janë liruar Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Policia e Kosovës ka liruar para pak minutash zëdhënësin e komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, dhe Bekim Nurën, shofer i nënkryetari Fadil Nura.

Lushtaku dhe Nura u arrestuan mbrëmë për sulmin ndaj Hysni Mehanit, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, raporton Veriu.info.

Ndërkaq, djali i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku ka sqaruar se ende nuk ka filluar intervistimi pasi pritet që të vijë njësiti për intervistim.

Ai gjithashtu kritikoi kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti për provokimin e djeshëm siç e quajti ai.

“Ku ka sjellë edhe me urdhër të Sveçlës dhe Albin Kurtit njësinë speciale me armë të gjata. Dhe sigurisht që qytetarët e shohin si provokim. Sepse ne e dimë që derisa ka incidente të vogla, po s’ka rrezik jete, ku në Prishtinë edhe vriten e nuk shkojnë as policia me forma të tilla, me maska, me armë të gjata, shihet qartë që ka provokim. Provokim prej pushtetit. Edhe ne asnjëherë nuk i kemi ikur drejtësisë, gjithmonë babai im u është përgjigjur institucioneve të shtetit tonë, që dëshmorët, invalidët, veteranët, i gjithë populli shqiptar kanë sakrifikuar për me pas një shtet të tillë, një shtet demokratik. Prandaj besoj që është e rëndësishme që qytetarët e thonë me vetë prezencën e tyre, ku sot janë me Sami Lushtakun, janë me të vërtetën e jo me propagandën”, tha ai.

“Po, ka një ftesë. Derisa s’ka ardhë ftesa ne nuk i jemi përgjigjur. Meqenëse ka ardhë ftesa në zyrën e komunës së Skënderajt, atëherë ne i kemi përgjigjur”, tha ai.

Ai sqaroi se ende nuk ka filluar intervistimi pasi njësiti për intervistim ende nuk ka arritur.

“Jo nuk ka intervistim. Presim që të vjen njësiti për intervistim. Kur të vijnë ata, vjen edhe ai”, tha ai.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 08:55​Ndërtimet pa leje në Prishtinë, Brestovci paralajmëron: Nuk do të ketë tolerim, gjobat deri në 30 mijë euro
  • 08:53E kanosën me vrasjen e tij dhe të djalit, arrestohen dy persona në Prishtinë
  • 08:52Hajnat ia marrin çantën shtetases së huaj në Gjakovë, policia vihet në kërkim të tyre
  • 08:45Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore
  • 08:33Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren, policia nis hetimet