Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Liri për Çlirimtarët” në Times Square, Gjocaj: Djemtë tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë

GD
Gazeta Demos6 shtator 2026 në 19:48
“Liri për Çlirimtarët” në Times Square, Gjocaj: Djemtë tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë

Mesazhi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së do të shfaqet të hënën në Times Square, në Manhattan të New Yorkut.Billbordi, i realizuar nga Shpend Gjocaj, mbart mesazhin “Liri për Çlirimtarët” dhe do të vendoset në një nga hapësirat më të frekuentuara në Shtetet e Bashkuara.

Gjocaj, ideatori i kësaj iniciative, deklaroi në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës se procesi gjyqësor në Hagë përbën, sipas tij, një padrejtësi ndaj drejtësisë.“Po ne gjithmonë kemi qenë të preokupuar me këto që po ndodh. Kemi provuar gjithëherë në çdo formë të solidarizohem me djemtë tanë që i kemi në Hagë atje që mbahen padrejtësisht edhe kemi të drejtë të themi se janë të kidnapuar në njëfarë forme dhe nëse ka një padrejtësi në emër të drejtësisë që po ndodh është padrejtësia më e madhe në botë kjo që ndodh tani me krerët e UÇK-së në Hagë”, tha ai.

Ai tha se ideja për këtë i erdhi pas vendosjes së “Orës së Pritjes” në Kosovë.“Te ideja erdha thjesht ashtu më erdhi ideja duke parë orën që po numërohet prapa, që është kudo në Kosovë. Mendova të bëj diçka këtu dhe ideja ime ishte që ta hedhim një panel në kryeqendrën botërore në Time Square në njërin nga billbordet më të rëndësishme pikërisht të qendrës dhe meqenëse aty ka shumë operatorë që funksionojnë, unë kontaktova njërin ndër operatorët më të rëndësishëm. Ata pranuan kërkesën time. Ua dërgova fotografinë me shkrimin që e shihni aty dhe natyrisht e bëra pagesën e nevojshme”, deklaroi Gjocaj.

gjocajhagësquare

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV’në
  • 20:03Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij
  • 19:41Shiroka-Pula takon kreun e Gjykatës Kushtetuese gjermane, flasin edhe për diasporën kosovare
  • 19:37Macroni ashpërson kufizimet ndaj protestave
  • 19:35Trump akuzon Iranin për rritjen e çmimit të naftës: Nuk do ta lejojmë të ketë armë bërthamore