Disa studentë janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë proteste pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Studentët kanë kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, emrat e të cilëve i kanë brohoritur gjatë protestës.

Në duar, ata kanë mbajtur pankarta me mesazhe të ndryshme, përmes të cilave kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.