Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Limaj: Koalicioni PAN ishte gabimi më i madh politik, Nisma pagoi kosto

GD
Gazeta Demos23 dhjetor 2025 në 22:07
Limaj: Koalicioni PAN ishte gabimi më i madh politik, Nisma pagoi kosto

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se gabimi më i madh politik që ka bërë kjo parti, është koalicioni me PDK-në e AAK-në vitin 2017 i njohur si PAN.

Ai ka thënë se në këtë koalicion pranoi të futet brenda një orë, për siç ka thënë ai për t’u bërë Ramush Haradinaj kryeministër.

Limaj në emisionin “Këndi i Debatit” ka thënë se ky qenë një nga gabimet më të mëdha që i kanë kushtuar me koste kësaj partie që nuk ka arritur të fuqizohet si parti politike.Sipas tij, nga koalicion pësoi edhe AAK e PDK.

“Janë bërë disa gabime politike, vendimmarrja politike. Unë personalisht me fatin e Nismës kam bërë disa vendime të cilat kanë qenë gabime politike dhe me vetëdije – kosto i kam bërë këto. Në vitin 2017 kam pranuar që të futem brenda orës në një koalicion pas një opozite që ish bërë nga 2014 – 2017 për hir me bë Ramush Haradinajn kryeministër. Ky ka qenë vendimi më i gabuar i Nismës, në kuptimin partiak, sepse kemi paguar kosto. Pra, e kemi bërë me vetëdije, kur është bërë PAN-i. Dhe unë mendoj që ky u kanë gabimi kryesor. Nuk jam duke thënë që mbështetja e z.Haradinaj ka qenë gabim në asnjë mënyrë. Vendimi me shkua në një parti që ishte në pushtet ishte gabim, sepse u ndërtua brenda natës dhe z.Haradiaj shkoi brenda natës bërë kompromis dhe u bë kryeministër. Dhe kjo ka qenë gabim. I kushtoi tri partive”, u shpreh Limaj.Ai ka thënë se kjo parti që nga viti 2014 ishte në trend rritje, por pas vitit 2017 u përballën me vështirësi.

“Nëse e shihini 2014-2017 ne kemi qenë duke u rritur, nga ky moment është një moment politik ku juve ju kushton dhe vështirë e keni me dal prej saj. Ne jetojmë në një ambient shumë të ashpër dhe nuk është lehtë”, ka thënë Limaj.Si arsye që kjo parti nuk ka arritur të fuqizohet që mos të ketë dilema që të bëhet pjesë e Kuvendit, Limaj ka përmendur edhe përqindjen e lartë të kalimit të pragut, për të cilin ka thënë se është edhe jo demokratik.

NISMA

Më shumë nga Lajme

  • 17:14Sveçla, Hoxha e Dugolli marrin pjesë në varrimin e policit nga Malisheva
  • 16:50Prokurorja paralajmëron ankesë pas lirimit të të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
  • 16:49E dhimbshme: Ky raportohet se është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit
  • 16:44Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në Veternik
  • 16:20Parafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë nga 1 shtatori