Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij asnjëherë nuk e ka mbështetur kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.
Ai tha se përgjatë karrierës politike ka vepruar vetëm në bazë të bindjeve të tij personale.
“Ne asnjëherë nuk e kemi mbështetur z. Kurtin. Unë kam besuar në dy kauza, në njërën kam qenë i bindur, ndërsa në tjetrën kam pasur dyshime. Edhe deklarimet e mia në Parlament e në studion e Adriatikut e dëshmojnë këtë. Për shembull, te demarkacioni kam pasur dilema, sepse nuk jam ekspert, por si deputet i Kosovës ndihem krenar që kam marrë pjesë në votim. Kurrë nuk do të më gjeni duke votuar kundër vendit tim kur dyshoj”, ka thënë Limaj.
