Lulzim Peci, nga KIPRED në emisionin “Click” , i pyetur për kompromisin e Kurtit për për Ligjin për të Huajt tha se kompromisi më i madh i kryeministrit është marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit.
“Unë mendoj që kompromisi më i madh është marrëveshja e Brukselit edhe e Ohrit, këto janë segmente, kjo është marrëveshje e llojit teknik për zbatimin e një ligji në Kosovë i cili i prek qytetarët e komunitetit serb, por edhe ata në Serbi që jetojnë e punojnë në Kosovë”, tha ai.



