Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjete”, Kurti zhvilloi takim me ambasadorët në Kosovë

GD
Gazeta Demos16 janar 2026 në 14:28
“Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjete”, Kurti zhvilloi takim me ambasadorët në Kosovë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, zhvilloi sot një takim me ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Kosovë.

Gjatë takimit, ata i informuan të pranishmit për fazat e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet, të harmonizuara me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe për masat që institucionet e Kosovës do të ndërmarrin për zbatimin e plotë të tyre.

“Faza e parë e zbatimit, e cila nis sot, parasheh një periudhë informimi për qytetarët dhe vizitorët, përmes materialeve informuese në pikat kufitare, fushatave mediatike, sesioneve informuese dhe linjave telefonike. Kjo fazë do të zgjasë deri më 15 mars 2026, kur do të fillojë zbatimi i plotë i ligjeve, me synim lehtësimin e qëndrimit të shtetasve jorezidentë në Kosovë”, thuhet në një njoftim të zyrës për media të Kurtit.

Po ashtu, ai i njoftoi ambasadorët për nevojën e fillimit të integrimit gradual të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate, në koordinim me Bashkimin Evropian dhe duke marrë parasysh shqetësimet e komunitetit joshumicë serb në Kosovë.

Në fund të takimit, Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit, zbatimin e barabartë të legjislacionit dhe forcimin e rendit juridik.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 21:10Lladrovci: “Zjarri i Lirisë” në Negroc lë të jetë porosi se zjarri i zemrave tona për drejtësi, nuk ndalet
  • 21:10Behrami: Ka mbetë më u rikthy Thaçi e me shpallë Kosovën të pavarur
  • 21:09Ulen çmimet e energjisë elektrike në Zvicër, familjet do të paguajnë më pak në 2027
  • 20:59Lutfi Haziri u kthen përgjigje Hotit e Bajramit: S’ka kohë për kryetar të ri të LDK-së
  • 20:54Zogaj për rezultatin në PISA: Baba politik sigurohet që vajzën ta shkollon në Norvegji, fëmijëve në Kosovë u jep bukë e cirk