Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: Akuzat bien mbi vetë opozitën

GD
Gazeta Demos24 maj 2026 në 14:11
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: Akuzat bien mbi vetë opozitën

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj kritikave të opozitës lidhur me Ligjin e ri për Shtetësinë, duke thënë se dispozitat që po kundërshtohen sot kanë ekzistuar edhe në ligjet e mëhershme të miratuara gjatë qeverisjes së partive opozitare.

Në një postim publik, Sveçla tha se Ligji paraprak për Shtetësinë është miratuar në vitin 2013, ndërsa para tij ka qenë në fuqi ligji i vitit 2008.

“Për të gjithë kampin opozitar, i cili është në rënie të lirë dhe në përpjekje për të njollosur punën e qeverisë sonë, rikujtojmë se Ligji paraprak për Shtetësinë është miratuar në vitin 2013, e para tij ishte në fuqi Ligji i vitit 2008 pikërisht në kohën kur ata qeverisnin vendin. Neni 31 i Ligjit të ri për shtetësinë, e përmban dispozitën e njejtë nga neni 32 i Ligjit të miratuar në vitin 2013, të cilën gjithashtu e përmbante ligji i vitit 2008. Prandaj, akuzat se ne po zbatojmë politika të Çubrilloviqit bien mbi vetë ata”, ka shkruar Sveçla.

Ai shtoi se dispozita për fitimin e shtetësisë nga personat që kanë pasur banimin dhe shtetësinë e RFJ-së në Kosovë më 1 janar 1998, është bërë pjesë e përhershme e Kushtetutës që nga viti 2012.

“Dispozita e nenit 31 të Ligjit të ri për shtetësinë, është marrë në mënyrë identike nga neni 155 i Kushtetutës, duke qenë se në vitin 2012 është bërë pjesë e dispozitave themelore të Kushtetutës dhe rrjedhimisht edhe dispozitë e obligueshme e Ligjit për Shtetësinë”, ka deklaruar ai.

Sveçla tha se për qeverinë mbetet me rëndësi lehtësimi i procedurave për rifitimin e shtetësisë për mërgatën.

“Të dashur qytetarë, e veçanërisht ju nga mërgata, për ne si qeveri mbetet me rëndësi që, përmes ligjit të ri, të lehtësojmë procedurat për rifitimin e shtetësisë për ju”, thuhet në reagimin e tij.

Ai i bëri thirrje opozitës që të mbështesë ndryshimet kushtetuese pas konstituimit të legjislaturës së re.

“Ftoj opozitën e tanishme dhe të ardhshme që pas konstituimit të legjislaturës së Kuvendit, të na mbështesin kur si pozitë inicojmë ndryshimet kushtetuese, duke përfshirë edhe këto për të cilat po flasin”, ka shkruar Sveçla.

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se ligji në fjalë mundëson rritjen e elektoratit serb në Kosovë.

“Me Listën Serbe është votuar një ligj që e shton elektoratin serb në zgjedhjet e ardhshme, sepse ata dhe fëmijët e tyre e marrin automatikisht shtetësinë. A kemi luftuar për t’i shtuar serbët në Kosovë? Ditën që vijmë në pushtet, ai ligj nuk duhet të vazhdojë më tutje”, ka thënë Ymeri në Klan Kosova.

Kritik ndaj këtij ligji ishte edhe Besian Mustafa, po ashtu kandidat për deputet nga LDK-ja.

“Hyri sot ne fuqi ligji që LVV+LS miratuan që u mundëson pasardhësve të kolonizatorëve serb në Kosovë nënshtetësinë e Kosovës! Për një grusht vota e shkatërrojnë historinë dhe shtetësinë tonë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 23:42Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë
  • 23:32Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët
  • 23:28Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në
  • 23:14Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës, gati për përfaqësimin e “Dardanëve”