Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lidhja e Bizneseve të Kosovës thirrje Ministrisë: Produktet e Vitës janë në përputhje me standardet, vlerësim publik të mbështet në rezultate

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 14:43
Lidhja e Bizneseve të Kosovës thirrje Ministrisë: Produktet e Vitës janë në përputhje me standardet, vlerësim publik të mbështet në rezultate

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth produkteve të qumështores Vita, të cilët kanë kërkuar qasje profesionale dhe të bazuar në fakte.

Teksa tha se vlerësojnë lart përkushtimin e kompanive vendore që investojnë në cilësi, standarde ndërkombëtare, siguri ushqimore dhe zhvillim të qëndrueshëm, të njëjtit vlerësuan edhe Korporatën Devolli Group dhe brendin Vita, të cilat, sipas tyre, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë ushqimore dhe të sektorit agro-industrial të vendit.

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbështet pa rezervë ushtrimin e kompetencave ligjore nga institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore. Kontrollet inspektuese janë të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit publik, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe forcimin e besimit të konsumatorëve. Megjithatë, po aq i rëndësishëm është edhe respektimi i parimeve të proporcionalitetit, objektivitetit, paanshmërisë dhe komunikimit të përgjegjshëm institucional”, thuhet në reagim.

Lidhja e Biznesebe gjithashtu ftoi që vlerësim publik për këtë qumështore të mbështetet ekskluzivisht në rezultate zyrtare dhe jo në perceptime apo konkluzione të parakohshme.

“Rezultatet laboratorike të analizave të kryera gjatë muajve prill dhe maj, të cilat tashmë janë bërë publike, konfirmojnë se produktet e qumështores Vita janë në përputhje me standardet dhe parametrat e përcaktuar për sigurinë ushqimore. Njëkohësisht, analizat e mostrave të marra më 2 korrik 2026 janë ende në proces laboratorik dhe pritet të publikohen në ditët në vijim. Deri në përfundimin e këtij procesi, çdo vlerësim publik duhet të mbështetet ekskluzivisht në rezultate zyrtare dhe jo në perceptime apo konkluzione të parakohshme.

Në këtë kontekst, konsiderojmë se mënyra e organizimit dhe prezantimit publik të inspektimit në objektet e kompanisë ngriti shqetësime të arsyeshme lidhur me proporcionalitetin e veprimit institucional. Duke qenë se rezultatet laboratorike të disponueshme nuk evidentonin mospërputhje me standardet e sigurisë ushqimore, organizimi i një aksioni me një numër të madh të personelit politik, administrativ dhe inspektues krijoi perceptimin e një situate emergjente, pa ekzistuar një konfirmim përfundimtar shkencor apo administrativ që do ta justifikonte një ekspozim të tillë publik.

Veprime të tilla, edhe kur ndërmerren me qëllim të ushtrimit të kompetencave ligjore, duhet të jenë të balancuara dhe të kujdesshme, pasi mund të ndikojnë drejtpërdrejt në reputacionin e bizneseve, në besimin e konsumatorëve, në pozitën e prodhuesve vendorë në treg dhe në klimën e përgjithshme të investimeve. Parimi i proporcionalitetit kërkon që çdo veprim administrativ të jetë në përputhje me rrethanat faktike dhe të mos prodhojë pasoja më të rënda sesa që është e nevojshme për arritjen e qëllimit ligjor.

Publikimi i rezultateve të analizave që konfirmojnë përputhshmërinë e produkteve me standardet përkatëse dëshmon rëndësinë e respektimit të procesit të rregullt administrativ dhe të komunikimit institucional të bazuar në evidencë shkencore. Ky rast duhet të shërbejë si një praktikë nga e cila të gjitha institucionet mund të nxjerrin mësime, me qëllim që në të ardhmen kontrolli institucional të zhvillohet me profesionalizëm të plotë, duke mbrojtur njëkohësisht interesin publik dhe integritetin e bizneseve që respektojnë ligjin.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e palëkundur në mbështetjen e prodhuesve vendorë, fermerëve dhe të gjitha bizneseve që operojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet më të larta të cilësisë. Njëkohësisht, ritheksojmë se shëndeti dhe siguria e konsumatorëve janë prioritet absolut dhe se institucionet përgjegjëse duhet të vazhdojnë ushtrimin e kontrolleve të rregullta, profesionale, transparente dhe të paanshme.

Republika e Kosovës ka nevojë për institucione të forta dhe të besueshme, por njëkohësisht edhe për sektor privat të mbrojtur nga paragjykimet dhe dëmtimet e pajustifikuara të reputacionit. Vetëm përmes respektimit të shtetit ligjor, standardeve profesionale dhe partneritetit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit mund të ndërtohet një ekonomi konkurruese, e besueshme dhe e qëndrueshme në interes të qytetarëve dhe të zhvillimit afatgjatë të vendit”, thuhet në reagim.

Më shumë nga Lajme

  • 09:41Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi: Kalimi i kohës s’e zbeh krimin
  • 09:31Sala Jashari kritikon Qeverinë Kurti: Ende s’ka një veprim konkret pas vendimit të Speciales
  • 09:25Hajdutët hyjnë në një banesë në Prishtinë, grabisin para dhe stoli ari
  • 09:24Dëmtoi laurën e parkingut në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet i dyshuari
  • 08:46Vrasje në tentativë në Skenderaj