Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Leonard Ademaj: Kosova duhet të bëhet vend ku asnjë vajzë e grua nuk maltretohet apo vritet – të marrë fund femicidi

GD
Gazeta Demos26 prill 2026 në 20:34
Leonard Ademaj: Kosova duhet të bëhet vend ku asnjë vajzë e grua nuk maltretohet apo vritet – të marrë fund femicidi

Leonard Ademaj falënderon institucionet, mediat dhe qytetarët për solidaritetin pas vrasjes së motrës së tij.

Vëllai i së ndjerës Liridona Ademaj, Leonard Ademaj, ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që qëndruan pranë familjes së tij pas ngjarjes tragjike që tronditi vendin.

Në një mesazh publik, ai përshkroi dhimbjen e madhe që përjeton një familje kur përballet papritur me humbjen e një vajze apo motre, duke theksuar se pikëllimi është i papërshkrueshëm dhe i rëndë për t’u përballuar.

Ademaj vlerësoi lart solidaritetin e qytetarëve dhe rolin e institucioneve në trajtimin e rastit, duke thënë se ndonëse dhimbja mbetet, familja ndjehet disi më e lehtësuar pas dënimit të autorëve.

Ai falënderoi mediat dhe gazetarët për raportimin profesional dhe etik, si dhe publikun për mbështetjen e madhe përmes mesazheve dhe komenteve nga e gjithë bota. Po ashtu, mirënjohje të veçantë shprehu për hetuesit, policinë, prokurorinë dhe gjykatën për punën dhe profesionalizmin e treguar.

Në mënyrë të veçantë, ai falënderoi avokatin Leutrim Syla për përfaqësimin dhe përkushtimin e tij, si dhe aktivisten Flutura Kusari për mbështetjen e vazhdueshme ndaj familjes.

Në fund, Ademaj bëri thirrje që femicidi të marrë fund në Kosovë, duke theksuar se asnjë vajzë apo grua nuk duhet të përballet me dhunë apo vrasje dhe se familja e tij është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë që synon ndalimin e kësaj dukurie.

Liridona Ademaj

Më shumë nga Lajme

  • 07:58Ramadani: Fitorja e parë e luftës hibride ruso-serbe ndaj Kosovës dhe Perëndimit ishte Raporti i Dick Marty-t
  • 07:54Parashikimi i motit për sot, mundësi për reshje shiu
  • 23:54Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 23:42Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë
  • 23:32Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët