Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon sot fushatën elektorale me tubime në Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë.
Në këto takime, kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do t’u drejtohet qytetarëve drejtpërdrejt, duke prezantuar programin qeverisës dhe vizionin e LDK-së për Republikën e Kosovës.
Po ashtu, do të prezantohen edhe kandidatët e LDK-së nga kjo pjesë e vendit, të cilët vlerësohen si profesionistë dhe të përkushtuar për shërbim me përgjegjësi ndaj qytetarëve.
