Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK reagon pas aludimeve: Nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në në Prishtinë

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 10:14
LDK reagon pas aludimeve: Nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në në Prishtinë

Mbrëmë, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, tha se kanë arritur koalicion me Përparim Ramën për qeverisjen në Prishtinë.

Lidhur me këtë ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo e fundit përmes një komunikate për media, ka mohuar se ka marrëveshje me PDK’në apo ndonjë parti tjetër politike në Prishtinë, dhe se LDK’ja, nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani.

‘’ Çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si e tillë, ajo nuk krijon obligime politike për LDK-në dhe nuk mund të konsiderohet si vullnet i organizuar i saj. Palët dhe subjektet e tjera politike e dinë shumë mirë se si ndërtohen marrëveshjet ndërpartiake me LDK-në; përmes strukturave zyrtare, transparencës dhe vendimmarrjes institucionale. Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë rrugë nuk përbën marrëveshje me LDK-në’’, është thënë mes tjerash nga LDK’ja.

KOMUNIKATË PËR MEDIE

LDK njofton opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje. LDK nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani.

LDK ka strukturat e veta partiake, organet vendimmarrëse lokale dhe më gjerë; dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse.

Çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si e tillë, ajo nuk krijon obligime politike për LDK-në dhe nuk mund të konsiderohet si vullnet i organizuar i saj. Palët dhe subjektet e tjera politike e dinë shumë mirë se si ndërtohen marrëveshjet ndërpartiake me LDK-në; përmes strukturave zyrtare, transparencës dhe vendimmarrjes institucionale. Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë rrugë nuk përbën marrëveshje me LDK-në.

Për çështjet tjera lokale, LDK do të angazhohet pas zgjedhjeve nacionale. Në këtë fazë, LDK dhe anëtarësia e saj janë të angazhuar plotësisht në procesin e ringritjes së përbashkët. Asnjë agjendë tjetër nuk mund ta zbehë këtë përkushtim.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Parashikimi i motit për ditën e nesërme
  • 23:20“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Lipjan
  • 22:51“Kurti me vetëdije po i bën komplot institucioneve”, Dardan Krasniqi tregon pse Aleanca nuk shkoi në Kuvend
  • 22:48Përplasje Syla – Hoxha: Pse s’po e gjuni Nagavcin me bojë – nuk e bëj angazhimin tim me të bind
  • 22:47Daka: Nuk jam e çuditur, Kosova prej dy vitesh në kaos politik, ligjor e kushtetues