Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK: Kushtetuesja vërtetoi që Dehari dhe VV-ja tentuan ta bllokojnë funksionimin e institucioneve

GD
Gazeta Demos18 gusht 2025 në 16:32
LDK: Kushtetuesja vërtetoi që Dehari dhe VV-ja tentuan ta bllokojnë funksionimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shpalli antikushtetuese përpjekjet për të futur procedura të votimit të fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit. Gjykata ka sqaruar se zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve duhet të bëhet vetëm me votim të hapur, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës.

Sipas LDK-së, ky vendim përbën fitore për demokracinë dhe ligjshmërinë në vend, siç thonë “duke konfirmuar qëndrimin e saj se veprimet e Kryesuesit të Kuvendit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje kishin synuar bllokimin e institucioneve”.

Në reagimin e saj, LDK-ja e ka cilësuar rendin kushtetues si të paprekshëm dhe mbi çdo vullnet politik.

LDK ka bërë thirrje që të gjitha forcat politike ta zbatojnë plotësisht vendimin e Gjykatës dhe që Kuvendi të vijojë menjëherë me zgjedhjen e udhëheqjes me votim të hapur. Partia ka theksuar se do të qëndrojë e përkushtuar në mbrojtjen e ligjshmërisë dhe demokracisë në Kosovë.

Komunikata:

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, e cila konstatoi antikushtetutshmërinë e përpjekjeve për të imponuar procedura të votimit të fshehtë gjatë seancës konstituive të Kuvendit.

Me këtë aktgjykim, Gjykata riafirmoi se kryesuesi i seancës konstituive nuk mund të veprojë jashtë përcaktimeve të qarta kushtetuese dhe nuk mund të shpikë procedura që minojnë rendin demokratik dhe ligjshmërinë. Gjykata sqaroi sërish se zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit duhet të zhvillohet rreptësishtë sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Punës – përmes votimit të hapur, deri në tre herë përpjekje për një kandidat, dhe brenda afatit kushtetues 30 ditor.

Ky vendim paraqet një fitore të madhe për demokracinë, ligjshmërinë dhe integritetin e institucioneve tona. Ai vërteton qëndrimin e LDK-së, e cila që nga fillimi ka insistuar se veprimet e Kryesuesit të Kuvendit dhe Lëvizjes Vetëvendosje! përbënin shkelje flagrante të Kushtetutës dhe tentim për të bllokuar funksionimin e institucioneve.

LDK ka mbrojtur gjithmonë parimin se rendi kushtetues është i paprekshëm. Asnjë vullnet politik nuk mund të qëndrojë mbi supremacinë e Kushtetutës.

Vendimi i sotëm i Gjykatës është jo vetëm fitore e LDK-së, por fitore e Republikës së Kosovës dhe e të gjithë qytetarëve që duan institucione funksionale, të ngritura mbi ligjshmëri, transparencë dhe norma demokratike.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike që ta respektojnë në tërësi këtë aktgjykim. Kuvendi duhet të vazhdojë menjëherë, në përputhje me Kushtetutën, me zgjedhjen e udhëheqjes së tij përmes votimit të hapur. Çdo pengesë e mëtejshme do të ishte jo vetëm antikushtetuese, por edhe akt i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe vullnetit të tyre demokratik.

LDK do të mbetet e vendosur në rolin e saj si mbrojtëse e ligjshmërisë, demokracisë dhe vlerave euro-atlantike. Republika e Kosovës meriton institucione të forta, të lindura nga Kushtetuta dhe që i shërbejnë vetëm qytetarëve.

Më shumë nga Lajme

  • 17:09Lladrovci: Kushdo që shkel Kushtetutën, nuk do të duhej të ketë të drejtë në postet publike e as për Kuvend për pesë mandatet e ardhme
  • 17:02Çitaku: Edhe nesër do të jemi në Kuvend, sërish do bëjmë kërkesë për seancë – PDK do të jetë aktive
  • 16:45Miftaraj kërkon reagimin e prokurorisë pas thirrjes të mërgimtarit për pushkatim ndaj Haradinajt: S'ka nevojë me u tut
  • 16:43Çitaku: Mandatin na e kanë dhënë qytetarët, jo Albin Kurti
  • 16:42Selimi: Vuçiq e ka ditur për planin e KFOR’it për tërheqjen nga ura e Ibrit, ka qenë vetë i përfshirë në bisedime