Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK kërkon hetim për aferën e zbuluar të Rizvanollit me Mihalin për Mujkën: Përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit është Kurti

GD
Gazeta Demos18 dhjetor 2025 në 10:57
LDK kërkon hetim për aferën e zbuluar të Rizvanollit me Mihalin për Mujkën: Përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit është Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media ku kanë denoncuar aferën ku u përfshi ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për punësimin e Faruk Mujkës në krye të Ibër-Lepencit dhe koordinimin me anëtaren e Vetëvendosjes, Dejona Mihali.

Bisedat e tyre se si Mujka erdhi në krye të kësaj ndërmarrje u publikuan dje nga mediumi “VOX Kosova”.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa dhe anëtari i Kryesisë, Berat Rukiqi, thanë se kjo ishte “një nga skandalet më të rënda të kësaj qeverie afera WHATSAPP” dhe thanë se kjo është afera “që po zhvesh përfundimisht Vetëvendosjen nga mashtrimi i “duarve të pastra””.

LDK “ngriti alarmin se shteti i Kosovës po qeveriset nga grupe private në WhatsApp, ku punësimet, bordet dhe vendimet publike ndahen mes militantëve partiakë, ndërsa rinia e ndershme dhe profesionistët e kualifikuar përjashtohen”.

Ata thanë se shefi politik i kësaj strukture dhe përgjegjësi kryesor për këtë skemë është kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “nën dijeninë dhe mbikëqyrjen e të cilit ka funksionuar kjo formë e kapjes së shtetit”.

“Ndërsa Dejona Mihaili ka vepruar si kapo operative e një strukture parapolitike, pa asnjë funksion zyrtar e shtetëror”.

LDK tha se mesazhi i VV-së për rininë është brutal: “nëse nuk je militant, nuk ke shans”, u tha në konferencë, duke theksuar se kjo qeveri ka “shndërruar institucionet në degë partie dhe shtetin në pronë private”.

Berat Rukiqi theksoi se afera WhatsApp është “kapje e hapur e shtetit, me ndërmarrje publike nën kontroll partiak, borde të dirigjuara, ushtrues detyre për interesa politike dhe pasoja të rënda për qytetarët – nga faturat e energjisë deri te humbja e besimit në shtet”.

LDK tha se kërkon hetim të menjëhershëm, transparencë të plotë dhe “çlirimin e shtetit nga qeverisja e ËhatsApp-it”.

“Kosova meriton shtet ligjor, meritë dhe shpresë, jo pazare, militantë dhe errësirë. Shpresën do të ia rikthejmë vendit me 28 dhjetor!”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut