Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpriti Shukrije Maxharraj Shala si kandidate për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, në ekipin e kandidatit për kryetar, Xhafer Tahiri.
“E diplomuar në ekonomi dhe me mbi 10 vite përvojë profesionale në fushën e ekonomisë dhe financave, znj. Shala përfaqëson një profil të denjë të gruas vushtrriase – profesionale, e përkushtuar dhe aktive në jetën qytetare. Si nënë shembullore dhe qytetare e angazhuar, ajo sjell me vete vlera të mirëfillta që e pasurojnë listën tonë dhe i japin zë një përfaqësimi të drejtë dhe të denjë në Kuvendin Komunal”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Mirë se vjen znj. Shukrije Maxharraj Shala
