Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK e dorëzon vendimin e Supremes në Prokurorinë Speciale: Provë në 17 kallëzimet penale

GD
Gazeta Demos16 korrik 2025 në 12:24
LDK e dorëzon vendimin e Supremes në Prokurorinë Speciale: Provë në 17 kallëzimet penale

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale Aktgjykimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, ashtu siç paralajmëroi mbrëmë.

Vendimi është dorëzuar nga deputetët Besian Mustafa dhe Alban Zogaj.

Nga kjo parti kanë thënë se vendimi do të dorëzohet si provë në 17 kallëzimet penale që janë dorëzuar më 8 maj 2025.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë mbrëmë se ka njoftuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it lidhur me këtë vendim.

Sipas vendimit të Supremes, Ligji për Qeverinë, përkatësisht nenet 28 dhe 29 e përcaktojnë qartë se mandati i Qeverisë së Kosovës përfundon me përfundimin e mandatit katër vjeçar të Kuvendit dhe se mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon në rast të zgjedhjes së tyre deputet.

Gjykata Supreme në këtë vendim ka vlerësuar se ministri në detyrë që ka vendosur nënshkrimin e udhëzimit administrativ, në këtë rast Murati, i ka përfunduar mandati me përfundimin e mandatit të Qeverisë dhe s’ka ndonjë autorizim “nënkushtetues përkatësisht publik për të ushtruar funksione të tilla për llogari të Republikës së Kosovës”.

Në Aktgjykim theksohet se në kufizimet e Nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryej vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara të Planti vjetor të punës së Qeverisë dhe në Ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore të reja.

Më shumë nga Lajme

  • 22:48Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
  • 22:48Pas dy ditëve “përvëluese”, e diela vjen me zbutje të nxehtësisë
  • 22:37Zjarret përhapen në të gjithë Serbinë, Beogradi kërkon ndihmë nga BE
  • 22:22Thaçi i dhuroi libër kur ishte i ri, Xhoni emocionon: Më ka marrë malli për Ty, Çlirimtar
  • 22:21Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim